Follow us on:

Lirim nga Shtetësia

Lirim nga Shtetësia


Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.

  • Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër;
  • Dëshminë e vendbanimit në shtetin ku jeton;
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime në shtetin ku jeton.

Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe


Dokumentet e poshtëshënuara nga RKS:

  • Një dokument valid të identifikimit;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
  • Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
  • Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
  • Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
  • Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e Policisë së Kosovës;
  • Taksa 50,-€ për aplikim;

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!


Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!


Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.


Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia, duhet të paguhet taksa prej 400,-€!


Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen 18 vjeç!

  • Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër;
  • Dëshminë e vendbanimit në shtetin tjetër.

(Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)


Dokumentet nga RKS:

  • Ekstrakti i lindjes i RKS-së;
  • Ekstraktet e lindjes i të dy prindërve;
  • Certifikaten e marteses së prindërve;
  • Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
  • Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
  • Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe);
  • Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve;
  • Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës;
  • Taksa 50,-€ për aplikim;

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje!


Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 200,-€!