Follow us on:

Fitim Shtetësie

Fitimi i shtetësisë së Kosovës


Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie

  • Certifikata Internacionale e lindjes;
  • Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
  • Certifikatën familjare;
  • Kopje e dokumentit të identifikimit;
  • Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe);
  • Ekstraktet e lindjes së prindërve;
  • Kopjet e pasaportave të prindërve;
  • Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës;
  • Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës;
  • Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6 muaj;
  • Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës;
  • Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare;
  • Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike.

Për të miturit duhen edhe këto dokumente

  • Certifikata e vendbanimit;
  • Kopjen e një dokumenti me foto valid të identifikimit;
  • Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës
  • Kopjet e pasaportave të prindërve;
  • Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës;
  • Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës;
  • Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë;
  • Pagesën e taksës prej 50€;
  • Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit;
  • Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 100€ për personat nën moshën 18 vjeçare ose 250€ mbi 18 vjeç.