Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Fletudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.


Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:

  • Kërkesa;
  • 2 fotografi;
  • Kopja e një dokumenti të identifikimit;
  • Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
  • Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
  • Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.);
  • Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€.

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:

  • Kërkesën ;
  • dy fotografi;
  • Kopjet e pasaportave të prindërve;
  • Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
  • Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
  • Aplikimi bëhet personalisht në Ambasadën e RKS-së në Ankara.

Vëni re: Fletudhëtimi vlen 30 ditë nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.