Follow us on:

Pasaporta të Republikës së Kosovës

Aplikim për Pasaportë të Republikës së Kosovës


Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeçare

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Turqi mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara.


Aplikimi për pasaportë


Për herë të parë:

  • Letërnjoftimi i RKS-së;
  • Taksa 100 €.

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:

  • LTNJ;
  • Pasaporta e vjetër;
  • Taksa 100€.

E humbur/konfiskuar:

  • LTNJ;
  • Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit;
  • Taksa 100€.

E dëmtuar/ fletët e mbushura:

  • LTNJ;
  • Pasaporta e dëmtuar/e mbushur;
  • Taksa 100€.

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:

  • Pasaporta RKS-së (nëse e posedon);
  • LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër;
  • Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
  • Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
  • Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
  • Taksa 80€.