Follow us on:

Veprimtaria e ambasadës

Në pëputhje me objektivat dhe strategjitë politike të Republikës së Kosovës, Ambasada në Ankara veprimtarinë e saj e shtrinë në katër drejtime  themelore:

1. ASPEKTI POLITIK

a) Zhvillimi i komunikimit politik me institucionet shtetërore të Republikës së Turqisë;

b) Zhvillimi i komunikimit politik  me misionet e huaja diplomatike të akredituara në Ankara.

2. ASPEKTI EKONOMIK

Zhvillimi i kontakteve dhe ofrimi i informatave për afarist dhe ndërmarrje turke të interesuara të investojnë në Kosovë.

3. ASPEKTI KONSULLOR

Në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Turqi, Ankara ofrohen shërbime konsullore për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Dokumente personale të Republikës së Kosovës:
 

  • Pajisja me letërnjoftim të Republikës së Kosovës
  • Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
  • Fletëudhëtimi për kthim


Çështje të Gjendjes Civile:

  • Regjistrimi i faktit të lindjes
  • Martesë
  • Vdekje


Shërbime të tjera në ofrimin e ndihmës për çështje të natyres konsullore.

4. BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONE TË  TJERA

a) Komunikimi me përfaqësuesit e mediave;

b) Komunikimi me organizata të  shoqërisë  civile, sidomos me shoqata të kulturore të  shtetasve turq me prejardhje nga Kosova;

c) Bashkëpunimi me universitete dhe institucione të  tjera arsimore, si dhe me studentët kosovar që studiojnë në Turqi.