Follow us on:

Historiku

Më 3 korrik 2008 u dekretuar hapja e Misionit Diplomatik në nivel Ambasade në Republikën e Turqisë (selia në Ankara).

Më 2 shtator 2008, Bekim Sejdiu u emërua Shef i Misionit Diplomatik - I Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë.
 
Më 1 dhjetor 2008 u funksionalizua Ambasada, ndërsa më 16 dhjetor u bë hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara.

Më 19 gusht 2009, me dekret të Kryetarit të Republikës së Kosovës, Bekim Sejdiu u emërua Ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi.

Më 9 shtator 2009, Ambasadori Sejdiu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.

Më 10 gusht 2012, me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës, Avni Spahiu u emërua Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë.

Më 14 nëntor 2012, Ambasadori Spahiu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.