Follow us on:

Çështje të Shtetësisë

Pajisje me dokumente të gjendjes civile


Shtetasit e RKS-së të cilë gjenden në sistemin e ri të gjendjes civile mund të pajisen në Ambasadën e RKS-së në Ankara me:

  • Certifikatë të lindjes;
  • Certifikatë të shtetësisë;
  • Certifikatë të martesës;
  • Certifikatë të vdekjes;
  • Certifikatë të statusit martesor;
  • Certifikatë të vendbanimit dhe;
  • Ekstrakt të lindjes;
  • Deklaratë për bashkësinë familjare;
  • Vërtetim nga arkivi.

Dokumentet që nevoiten për aplikim

  • Kërkesa;
  • Një dokument identifikimi valid i aplikuesit;
  • Taksa prej 20€.

Vendosja e fotos në Certifikatë


Sipas kërkesës së palës, Seksioni Konsullor i Ambasadës bën vendosjen e fotos në certifikatën e lindjes së të miturit që shërben për kalimin e kufirit.


Me këtë rast nevoiten:

  • Kërkesa;
  • Dokument identifikimi i të dy prindërve;
  • Certifikata origjinale e lindjes e të miturit;
  • Taksa prej 10€.