Follow us on:
Avni Kastrati Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë

Ka lindur më 3 tetor 1948 në Gjakovë, Kosovë.

I martuar, me dy fëmijë, gjysh i gjashtë nipërve.

Z. Kastrati, përveç gjuhës amtare shqipe, flet serbisht dhe kroatisht, sllovenisht, maqedonisht dhe ka njohuri themelore të turqishtes.

Arsimimi

1968-1975 Inxhinier
Fakulteti Teknik - Dega Makineri - Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (Kosovë)

1963-1967
Shkolla e Mesme Teknike, Mitrovicë (Kosovë)

Përvoja

Në gusht 2018, Avni Kastrati u emërua Ambasador me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Z. Kastrati ishte Zëvendës Ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë të Republikës së Kosovës ndërmjet viteve 2014-2017 dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës në periudhën 2009-2013.

Para kësaj, ai ishte CEO dhe pronar i kompanisë Noring - Oil Trade (1990-2009) në Mitrovicë, e specializuar në importin e vajrave. Gjatë kësaj kohe, kompania, ndër të tjera, bashkëpunoi me kompanitë sllovene Mapetrold.o.o. në Maribor (si partner i tyre në Kosovë, midis 1996-2008) dhe me Tabakumd.o.o. në Novo Mesto (ndërmjet viteve 2000-2008).

Z. Kastrati ka punuar në një nga komplekset industriale me rritjen më të shpejtë në Kosovë, duke punuar si Drejtor në Trepçë - Fabrika e Pajisjeve të Procesit (FPP) (1987-1989), si Drejtor i Mirëmbajtjes në Trepça - Industria Kimike (1983-1987) dhe si Drejtor i Mirëmbajtjes në Trepça - Metalurgjia e Zinkut (1977-1978) në Mitrovicë.

Ai gjithashtu ka qenë Drejtor Teknik në TransKosova - Ndërmarrja e Transportit të Mallrave në Mitrovicë (1978-1983).

Z. Kastrati ka filluar karrierën e tij si Profesor Universitar në shkollën e lartë teknike në kuadër të UP-së me lokacion në Mitrovicë (1975-1977), ndërkaq ka qenë edhe Profesor në Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë (1971-1975).

Aktivitetet Publike

2007 - 2017 Kryetar i Komisionit profesional për përpilimin e projekteve zhvillimore në Mitrovicë.

2004 - 2007 Anëtar i Bordit Drejtues - Oda Ekonomike e Kosovës.

Aktivitetet Politike

2012 - 2018 Kryetar i Degës në Mitrovicë dhe Anëtar i Këshillit Drejtues - Partia Demokratike e Kosovës

2002 - 2012 Anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës

Donacionet dhe Aktivitetet Humanitare

Mbështetje financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

2000-2007 Kryetar i Shoqatës së Miqve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Mitrovicë.

1990-1999 Alokimi i 20 bursave për studentët nga Mitrovica.

1990-2009 Mbështetje për projektet humanitare zhvillimore në Mitrovicë.

2007-2008 Themelues dhe Kryetar i Rotary Club në Mitrovicë.