Follow us on:

Ambasadori Kastrati në aktivitetet e organizuara nën patronazhin e Presidentit Pahor dhe Ministrit Logar

Lubjanë, 12-13 shtator 2020 - Ambasadori Avni Kastrati i shoqëruar nga bashkëshortja Afërdita, mori pjesë të shtunën në ekskursionin diplomatik të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Anzhe Logar, ku ishin të pranishëm drejtuesit e misioneve diplomatike të akredituar në Slloveni. Gjatë këtij eventi u vizituan zona të ndryshme me karakteristika të veçanta kulturore, historike e ekonomike të rajonit të Vipava-s.

I pranishëm gjatë aktivitetit ishte edhe Ministri Logar, i cili përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.

Ndërkaq, të dielën, Ambasadori Kastrati dhe zonja Kastrati, morën pjesë në shënimin e 440 vjetorit të “Lipica Stud Farm”, e njohur për traditën e kuajve të bardhë Lipican.

Ngjarja u zhvillua nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili
përshëndeti të pranishmit.

Gjatë programit, kalorësit e shkollës klasike të kalërimit në Lipica prezantuan një performancë gala në këtë ditë të shënuar.