Follow us on:

Ambasadori Kastrati vazhdon vizitat në bizneset e diasporës

Lubjanë, 11 shtator 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Lubjanë, Avni Kastrati i shoqëruar nga ministrja këshilltare, Mirjeta Behluli në kuadër të vizitave në bizneset e diasporës në Slloveni, kanë vizituar Petrit Bibajn, pronar i hotelit “Morea” në Lubjanë, i cili njëkohësisht merret edhe me veprimtari biznesore në sektorin e gomave dhe pjesëve të tjera rezervë shpenzuese për automjete. Gjatë vizitës në ambientet e hotelit, u diskutua gjerësisht për veprimtarinë e kompanisë dhe tema që lidhen me zhvillimet ekonomike e biznesore në Slloveni, ku vëmendje e veçantë iu kushtua situatës aktuale të krijuar nga koronavirusi si dhe efektet e problemet me të cilat po përballen aktualisht kjo kategori e bizneseve.

Ambasadori Kastrati shprehu përkushtimin për bashkëpunim me të gjitha bizneset dhe diasporën në përgjithësi.