Follow us on:

Njoftim, masa të reja për kalim transit dhe hyrje në Slloveni

Lubjanë, 21 qershor 2020 - Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendkalimet kufitare nëpër pikat e kontrollit, i cili ka hyrë në fuqi më 19 Qershor 2020. Qeveria Sllovene, ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit, në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë̈ se të gjithë ata që vijnë nga Kosova nuk mund të hyjnë në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14 ditore.

Ndërsa, për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë të lëshohet brenda 12 orësh.

Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tre ditë, i kryer në një shtet anëtarë të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime.