Follow us on:

Kthehen në Kosovë 47 bashkatdhetarë, raste urgjente, që ndodheshin në Slloveni

Lubjanë, 22 maj 2020 – Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë, ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera

Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës.

Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi si dhe për Ambasadën e Kosovës në Kroaci për përkrahjen e madhe të ofruar.