Follow us on:

Kthehen në Kosovë 38 bashkatdhetarë që ndodheshin në Slloveni

Lubjanë, 5 prill 2020 - Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën është mundësuar kthimi në Kosovë i 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, pas kufizimeve të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.

Shtetasit kosovarë kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës.

Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për përkrahjen e ofruar.