Follow us on:

Shoqata “Besa” në Celja shënoi 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Celje, 21 shkurt 2020 - Ambasadori Avni Kastrati mori pjesë të premten në shënimin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Besa” në Celje.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ambasadori Kastrati iu uroi bashkatdhetarëve të shumtë të pranishëm 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar rolin e madh të diasporës në arritjen e pavarësisë, por edhe në sukseset e gjithanshme të shtetit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë, Pëllumb Qazimi, Nënkryetarja e Komunës së Celjes, Breda Arnshek, dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve me banim në Celje dhe më gjerë.

Gjatë ceremonisë, u ndanë mirënjohje për personalitete të ndryshme si dhe u shfaq një program kulturor e artistik.

Nga Ambasada e Kosovës në Slloveni, në manifestimin kulturor në Celje, ishin të pranishëm edhe diplomatët Burim Qorri, Petit Hajdari dhe Drilon Zogaj.