Follow us on:

Ambasadori Kastrati në pritjen e Presidentit Pahor dhe Kryeministrit Sharec për trupin diplomatik

Lubjanë, 31 janar 2020 - Ambasadori Avni Kastrati i shoqëruar nga bashkëshortja Afërdita, mori pjesë në pritjen e organizuar për trupin diplomatik nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe bashkëshortja e tij Tanja Peçar si dhe Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec dhe bashkëshortja e tij Barbara Iskra Sharec, me rastin e fillimit të vitit të ri 2020.

Ambasadorëve dhe të ftuarve të tjerë, i janë drejtuar Presidenti Pahor, Kryeministri Sharec dhe dekani i korit diplomatik, Nunci Apostolik në Slloveni dhe në Kosovë, Jean-Marie Speich.

Gjatë pritjes, Ambasadori Kastrati u takua me autoritetet sllovene dhe me homologët nga vendet e ndryshme.