Follow us on:

Ambasadori Kastrati në hapjen e Panairit të 2-të Agritech në Celje

Celje, 29 janar 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Lubjanë, z.Avni Kastrati, mori pjesë në hapjen e Panairit të 2-të Agritech, në Celje.

Në këtë panair të specializuar për mekanizimin e bujqësisë dhe pylltarisë, morën pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë i Sllovenisë, Zdravko Poçivalshek, Kryetari i Celjes, Bojan Shrot, përfaqësues të institucioneve tjera, diplomatë të akredituar në Slloveni dhe ndërmarrës e pjesëmarrës të tjerë.

Pas hapjes zyrtare të Panairit, Ambasadori Kastrati i shoqëruar nga Sekretari i Parë, Drilon Zogaj, vizituan stendat e shumta të prodhuesve të pajisjeve mekanike që përdoren për bujqësi dhe pylltari.