Follow us on:

Drejtueset e Shkollës Fillore Grm në Novo Mesto vizituan Ambasadën e Kosovës

Lubjanë, 23 janar 2020 - Drejtueset e Shkollës Fillore Grm në Novo Mesto, drejtoresha Zdenka Mahniç, ndihmës/drejtoresha Polonca Bilbija dhe koordinatorja Stasha Sabatucci kanë vizituar të premten Ambasadën e Kosovës në Slloveni, ku janë pritur nga Ambasadori Avni Kastrati dhe diplomatët Mirjeta Behluli e Drilon Zogaj.

Gjatë takimit është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm si dhe projektet e ndryshme në këtë drejtim.

Me këtë rast, Ambasadori Kastrati i dorëzoi 48 libra dhe tekste shkollore në gjuhën shqipe të dedikuara për nxënësit që ndjekin mësimin në Shkollën Fillore Grm, në Novo Mesto.