Follow us on:

Ambasadori Kastrati në aktivitetin e diplomacisë ekonomike organizuar nga MPJ e Sllovenisë

Novo Mesto, 23 janar 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Lubjanë, z.Avni Kastrati, dhe ministrja këshilltare, znj. Mirjeta Behluli, morën pjesë në veprimtarinë “Biznesi për Diplomacinë”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë në kompaninë sllovene Revoz, Group Renault në Novo Mesto të Sllovenisë.

Ambasadorët dhe atashetë ekonomikë e tregtarë të misioneve diplomatike, i përshëndetën Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së sllovene, Dobran Boziç, ambasadorja e Francës në Slloveni, Florence Ferrari.

Drejtuesit e kompanisë REVOZ prezantuan prodhimet e tyre të industrisë së automobilave, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua e-mobility dhe automjeteve të reja me teknologji të avancuar.

Të pranishmit vizituan mjediset e prodhimit, si dhe bashkëbiseduan me drejtuesit e kompanisë për vendosje kontaktesh e bashkëpunimesh në të ardhmen.