Follow us on:

Ambasadori Kastrati priti në takim Rektorin e Universitetit të Mitrovicës

Lubjanë, 20 dhjetor 2019 - Ambasadori Avni Kastrati priti në takim Rektorin e Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini", Alush Musaj.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Ahmet Jashari, drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Mitrovicës "Isa Boletini", u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe atyre në Slloveni.

Gjatë ditës, Ambasadori Kastrati e ka shoqëruar Rektorin Musaj në takimin me Zëvendës Rektoren e Universitetit të Lubjanës, Maja Slovenc dhe udhëheqësen e Shërbimit për Ndërkombëtarizim në këtë Universitet, Katja Cerar, që u zhvillua në Lubjanë.

Në takim është biseduar gjerësisht për mundësitë e bashkëpunimit konkret ndërmjet dy universiteteve, në disa fusha.