Follow us on:

Ambasadori Kastrati mori pjesë në ceremonitë për nder të Ditës së Pavarësisë së Sllovenisë

Lubjanë, 23 dhjetor 2019 - Ambasadori Avni Kastrati mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Cankarjev Dom me rastin e shënimit të 26 Dhjetorit, Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit të Sllovenisë, si dhe në seancën solemne të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, të mbajtur me këtë rast.

Në këto ceremoni solemne ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të shtetit slloven, Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri, Kryetari i Këshillit Kombëtar, ministrat e Qeverisë, drejtuesit e misioneve diplomatike të akredituar në Slloveni dhe personalitete të tjera të shquara të jetës publike e akademike.