Follow us on:

Kryetari i Drenasit vizitoi Ambasadën e Kosovës në Slloveni

Lubjanë, 18 dhjetor 2019 - Kryetari i Drenasit, z.Ramiz Laldrovci, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni, ka vizituar të mërkurotën Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë, ku u prit nga Ambasadori Avni Kastrati dhe diplomatët e Ambasadës.

Gjatë takimit, u bisedua për punën dhe rezultatet e Ambasadës së Kosovës, për të arriturat dhe projektet e ardhshme zhvillimore në Komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.