Follow us on:

Ambasadori Kastrati në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e SHBA-ve, Lynda C. Blanchard

Lubjanë, 11 dhjetor 2019 - Ambasadori Avni Kastrati mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e SHBA-ve në Slloveni, Lynda C. Blanchard, për pjesëmarrësit e trajnimit të avancuar për diplomaci digjitale dhe diplomaci publike që po zhvillohet në Bled.

Në pritjen e organizuar në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-ve në Lubjanë, ishin të pranishëm edhe zyrtarët e pesë ministrive të Qeverisë së Kosovës pjesëmarrës në trajnim, Arben Rugova nga Ministria e Punëve të Jashtme, Fatime Lumi nga Ministria e Financave, Osman Gashi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Mrika Karaqi dhe Gëzim Dushi nga Ministria e Integrimit Evropian, të cilët po marrin pjesë në këtë trajnim të organizuar nga Qendra për Perspektivë Evropiane dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.