Follow us on:

Ambasadori Kastrati priti në takim Ambasadoren e SHBA-ve, Lynda Blanchard

Lubjanë, 22 nëntor 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, priti në takim në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Slloveni, Lynda Blanchard.

Ambasadori Kastrati e ka falënderuar Ambasadoren Blanchard për përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat dhe ka shprehur përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve dhe dy ambasadave.

“Miqësia, partneriteti dhe bashkëpunimi me SHBA-të janë të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe për institucionet e saj”, ka thënë Ambasadori Kastrati.