Follow us on:

Ambasadori Avni Kastrati priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Pëllumb Qazimi

Lubjanë, 23 korrik 2019 - Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, ku është biseduar për çështjet e interesit të përbashkët.

Gjatë takimit, ndër të tjera, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy ambasadave në fusha të ndryshme, duke veçuar aspektet që lidhen me bashkatdhetarët që jetojnë në Slloveni.
 
Në këtë kontekst, gjatë periudhës në vijim do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e arsimore, ku do të përfshihen komuniteti i gjerë i bashkatdhetarëve me banim në Slloveni.