Follow us on:

Ambasadori Kastrati priti në takim Nuncin Apostolik Jean-Marie Speich

Lubjanë, 19 korrik 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, priti të premten në takim njoftues Nuncin Apostolik të Vatikanit, Monsinior Jean-Marie Speich.

Gjatë takimit, ku ishte e pranishme edhe Ministrja Këshilltare Mirjeta Behluli, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, si dhe për proceset tjera të rëndësishme.
 
Ambasadori Kastrati e falënderoi Delegatin Apostolik të Vatikanit në Kosovë, Jean-Marie Speich për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit duke shprehur përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit.