Follow us on:

Fillon punimet Forumi i Bizneseve nga Kosova dhe Sllovenia

Lubjanë, 21 maj 2019 - Sot, në Lubjanë, ka filluar punimet Forumi i Bizneseve nga Kosova dhe Sllovenia, organizuar nga Klubi Slloven i Bizneseve, Oda Ekonomike Sllovene dhe Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova dhe Sllovenia që po marrin pjesë në Forum i përshëndetën drejtuesit e Klubit Slloven të Bizneseve dhe të Odës Ekonomike Sllovene si dhe Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati.

Në fjalën e tij, Ambasadori Kastrati ftoi bizneset sllovene që të investojnë në Kosovë duke pas parasysh ambientin e favorshëm dhe potencialet e shumta ekonomike që posedon Kosova.

Bizneset pjesëmarrëse janë të fushave të përpunimit të drurit, ndërtimtarisë, reciklimit, IT-s, energjisë së ripërtritshme, përpunimit të gurit, përpunimit të lëkurës, bankat, shërbime të internetit dhe sistemit kabllor, logjistikës dhe furnizimit si dhe gazetarisë.

E pranishme në Forum ishte edhe Ministrja Këshilltare në Ambasadën e Kosovës, Mirjeta Behluli.

Forumi po vazhdon punimet me takimet B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre sllovene.