Follow us on:

Ambasadori Avni Kastrati u takua me europarlamentaren, Tanja Fajon

Lubjanë, 14 maj 2019 - Ambasadori Avni Kastrati, i shoqëruar nga ministrja këshilltare Mirjeta Behluli, u takua të hënën me europarlamentaren, Tanja Fajon.

Gjatë takimit, u bisedua për proceset në Kosovë, për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe për tema të tjera, siç janë zgjedhjet në BE.

Ambasadori Kastrati e falënderoi europarlamentaren Fajon për përkrahjen e dhënë për Kosovën në proceset integruese evropiane.