Follow us on:

Ambasadori Kastrati në takimin e shefave të misioneve diplomatike me Komisioneren Violeta Bulc

Lubjanë, 9 maj 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, mori pjesë në takimin e shefave të misioneve diplomatike në Slloveni me Komisioneren Evropiane për Transport, Violeta Bulc.

Në këtë takim të zhvilluar me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, komisionerja Bulc ka njoftuar të pranishmit për çështje të ndryshme që lidhen me të ardhmen e BE-së, si dhe për aspekte që lidhen me transportin në Bashkimin Evropian, si dhe për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në projektet e transportit të BE-së.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për tema të tjera të rëndësishme që lidhen me proceset aktuale dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.