Follow us on:

Ambasadori Rexhepi mori pjesë në shënimin e 50 vjetorit të veprimtarisë së Nuncit Apostolik të Vatikanit

Lubjanë, 22 mars 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës nw Slloveni, Nexhmi Rexhepi dhe këshilltari Gani Mulliqi kanë marrë pjesë në shënimin e 50 vjetorit të veprimtarisë së Nuncit Apostolik të Selisë së Shenjtë në Slloveni, Juliusz Janusz. Ceremonia është mbajtur në Katedralen e Lublanës, ku kanë marrë pjesë edhe shumë ambasadorë dhe diplomatë të tjerë. Në këtë eveniment ishte i ftuar edhe Kryeipeshkvi i Kishës Katolike të Kosovës, Dodë Gjergji.

Ambasadori Rexhepi e përgëzoi nuncin apostolik Juliusz Janusz për veprimtarinë e tij të gjatë dhe të suksesshme dhe i dëshiroi punë të mbarë dhe suksese të mëtejme. Ai po ashtu u takua edhe me diplomatë të tjerë të pranishëm në këtë eveniment.