Follow us on:

Pasaporta të Republikës së Kosovës

Njoftim:  Ambasada e RKS-së në Lubjanë aktualisht nuk ofron shërbimet e pajisjes me letërnjoftime dhe pasaporta. Për këto shërbime mund të drejtoheni në Ambasadën e RKS-së në Vjenë.



Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

 
Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec

-    Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
-    Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
-    Dëshmi e pagesës për pasaportë

2.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec

-    Çertifikatën e lindjes
-    Çertifikatë shtetësie
-    Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
-    Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
-    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
-    Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
-    Çertifikata e vendbanimit e RKS
-    Dëshmia e pagesës për pasaportë

3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec

-    Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
-    Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
-    Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
-    Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
-    Dëshmia e pagesës për pasaportë

4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec

-    Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
-    Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
-    Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
-    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
-    Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
-    Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
-    Dëshmia e pagesës për pasaportë

5.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

-    Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
-    Pasaportën e vjetër
-    Dëshmia e pagesës për pasaportë

6.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

-    Pasaportën e vjetër
-    Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
-    Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
-    Çertifikatën e vendbanimit
-    Dëshmia e pagesës për pasaportë