Follow us on:

Mesazhi i mirëseardhjes

I nderuar lexues/vizitor,

Mirë se vini në (web)faqen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, sikurse edhe gjithë rrjeti diplomatik i Republikës së Kosovës, i shërben me përkushtim qëllimit themelor që kanë misionet diplomatike: ndërtimit të urave të miqësisë dhe të bashkëpunimit mes shteteve dhe mes popujve. Ne jemi të lumtur t'i shërbejmë këtij qëllimi në funksion të avancimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe mes dy popujve.

Republika e Kosovës dhe Republika e Sllovenisë, si dy vende mike, kanë një traditë të shkëlyer të bashkëpunimit në rrafshin politik, ekonomik, kulturor etj. Si ambasador i Kosovës në Slloveni, do të punoj me përkushtimin maksimal që këto marrëdhënie të intensifikohen dhe zgjerohen në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet.

Republika e Kosovës ka synim përfundimtar integrimin e plotë në familjen euro-atlantike. Rruga jonë drejt këtij integrimi tanimë ka filluar. Ne jemi shumë mirënjohës që Republika e Sllovenisë është mbështetëse e fuqishme e kësaj rruge, nëpër të cilën jemi duke ecur.

Në Slloveni jeton një numër i konsiderueshëm dhe shumë i respektuar i bashkëkombasëve, që përbëjnë një lidhje të fuqishme mes dy vendeve dhe dy popujve. I/e dashur bashkëkombas(e), jam i bindur që ne së bashku mund të bëjmë gjithnjë e më për promovimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sllovenisë. Besoj fuqishëm që këto raporte do të jenë gjithnjë e më të fuqishme dhe gjithmonë miqësore.

Ju falenderoj për vizitën që i bëni faqës sonë zyrtare, duke shpresuar që informacionet që gjeni këtu janë të dobishme për ju, vizitorë të nderuar.

Duke ju përshëndetur përzemërsisht, ju dëshiroj gjithë të mirat.

Nexhmi Rexhepi
Ambasador