Ambasadori Rexhepi mori pjesë në takimin e ambasadorëve të rajonit i mbajtur në Lubjanë

Lubjanë, 9 dhjetor 2014 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi, mori pjesë në takimin e punës me ambasadorët e vendeve të rajonit, të ftuar nga zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm slloven, Karl Erjavec.

më shumë

Ambasada e Republikës së Kosovës pjesë e panairit të misioneve diplomatike në Slloveni

Lubjanë, 30 nëntor 2014 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë edhe këtë vit ka marrë pjesë në panairin tradicional të shitjes së prodhimeve vendore të shteteve që kanë të akredituara misionet e tyre diplomatike në Slloveni.më shumë

Ambasadori Rexhepi mori pjesë në inaugurimin e objektit të shoqatës kulturore “Iliria“ në Kopër dhe në manifestimin në Celje

Lubjanë, 28 nëntor 2014 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi ka marrë pjesë në manifestimet të cilat për nder të Ditës së Flamurit dhe 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i ka organizuar komuniteti shqiptar që jeton në Slloveni.më shumë

Ambasadori Nexhmi Rexhepi priti delegacionin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Lubjanë, 27 nëntor 2014 - Një delegacion i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i udhëhequr nga kryetari i këtij institucioni Enver Peci, ka qëndruar gjatë javës në një vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë së shtetit slloven. Delegacioni është pritë nga zyrtarë të lartë të shtetit në Ministrinë e Drejtësisë së Sllovenisë, në Këshillin Gjyqësor të Sllovenisë, Gjykatën Supreme të Sllovenisë si dhe në Prokurorinë e Shtetit të Sllovenisë, ndërkohë që ka vizituar dy burgje qendrore në Dob dhe Kopër.më shumë

Ambasadori Rexhepi priti një grup zyrtarësh të arsimit nga Kosova

Lubjanë, 21 nëntor 2014 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, Nexhmi Rexhepi me bashkëpunëtorët, ka pritur në ambientet e ambasadës në Lubjanë një grup zyrtarësh të arsimit të Republikës së Kosovës të cilët gjatë javës kanë qëndruar në një vizitë pune në Slloveni.më shumë

Nexhmi Rexhepi

Ambasador i Republikës së Kosovës në Lubjanë