Follow us on:

Ambasadori Dugolli në aktivitetet e krerëve të shtetit letonez

Ambasadori Dugolli morri pjesë në aktivitetet e organizuara nga shteti letonez me rastin e 94 vjetorit të njohjes ndërkombëtare të Letonisë.

Ambasadori Dugolli morri pjesë në aktivitetet e organizuara nga shteti letonez me rastin e 94 vjetorit të njohjes ndërkombëtare të Letonisë.

 

Krahas pjesëmarrjes në pritjen e ftuar nga Presidenti letonez Andris Bērziņš, ambasadori  Dugolli po ashtu morri pjesë në drekën e punës të ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkēvičs dhe pati takime të ndara me deputetë, përfshirë kryetarin e komisonit parlamentar për punë të jashtme, kryetaren e komisionit për integrime evropiane si dhe me zyrtarë të MPJ-së së Letonisë.

 

Me bashkëbiseduesit u shkëmbyen qëndrime rreth pritjeve nga Presidenca letoneze e Këshillit të BE-së, mbi të gjitha për nënshkrimin e MSA-së, dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.