Follow us on:

Ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale Mbretit Harald

Oslo, 3 prill 2014 - Ambasadori Ilir Dugolli i ka dorëzuar Mbretit Harald letrat kredenciale të akreditimit si ambasador jorezident i Republikës Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë.

Oslo, 3 prill 2014 - Ambasadori Ilir Dugolli i ka dorëzuar Mbretit Harald letrat kredenciale të akreditimit si ambasador jorezident i Republikës Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë.

 

Gjatë audiencës se rastit, ambasadori Dugolli i ka shprehur Mbretit Harald falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhënë Kosovës. Mbreti Harald ka shprehur interesim për hapat e ndërmarra për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore me vendet e rajonit.

 

Ambasadori Dugolli ka realizuar edhe një varg takimesh të tjera, përfshirë edhe me Ministri për Evropë, z. Vidar Helgesen.