Follow us on:

Ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Finlandës

Helsinki, 2 shtator 2014 - Ambasadori Ilir Dugolli i ka dorëzuar presidentit Niinistö letrat kredenciale të akreditimit si ambasador jorezident i Republikës Kosovës në Republikën e Finlandës.

Helsinki, 26 shtator 2014 - Ambasadori Ilir Dugolli i ka dorëzuar presidentit Niinistö letrat kredenciale të akreditimit si ambasador jorezident i Republikës Kosovës në Republikën e Finlandës.

 

Gjatëaudiencës se rastit, ambasadori Dugolli i ka shprehur presidentit Niinistö falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme e bujare të shtetit finlandez dhënë Kosovës. Ambasadori me këtë rast po ashtu ka informuar presidentin Niinistö për angazhimet aktuale të vendit.

 

Ambasadori Dugolli ka realizuar takime edhe me ish presidentin Martti Ahtisaari, Sekretarin e Shtetit, z. Peter Stenlund, Drejtoren Politike të MPJ-së së Finlandës, znj. Kirsti Kauppi, Drejtorin e Përgjithshëm për Evropë, z.Jukka Salovaara, Drejtoren e Njësisë për Zgjerim të BE-së dhe Ballkan Perëndimor, znj. Päivi Laivola de Rosière e zyrtarë të tjerë të shtetit finlandez. Gjatë takimeve janë trajtuar aspekte të marrëdhënieve tëngushta ndërmjet dy vendeve dhe pika të agjendës evropiane të Kosovës.