Follow us on:

NJOFTIM: Kontakti për raste konsullore të natyrës urgjente

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka vënë në dispozicion të palëve numrin e ri të kontaktit për raste të natyrës urgjente.

Shërbimi konsullor  i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka vënë në dispozicion të palëve numrin e ri të kontaktit për raste të natyrës urgjente. Për raste të kësaj natyre, palët mund të kontaktojnë Shërbimin konsullor në numrin e telefonit: +46 (0) 70 393 59 86. Numri në fjalë mund të shfrytëzohet nga ana e palëve të cilat kanë nevojë urgjente për të rënë në kontakt me Shërbimin konsullor dhe është në dispozicion 24 orë në ditë.

 

Keqpërdorimi i këtij numri shkakton pasoja juridike për keqpërdoruesin.

 

Numri i lartpërmendur qëndron në dispozicion vetëm për raste urgjente, ndërkohë që kontaktimi i rregullt i Shërbimit konsullor bëhet përmes: tel.: +46 (0)8 614 6863, fax.: +46 (0)8 678 300 2 dhe e-mailit: consulate.stockholm@rks-gov.net