Follow us on:

Ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit së Letonisë

Ambasadori Dugolli është pritur në takime të ndara edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Kryetari i Komisonit për Punë të Jashtme i Parlamentit letonez, Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane dhe zyrtarë të tjerë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli, i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Letonisë, Andris Bērziņš. Gjatë audiencës së rastit janë vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve. Presidenti Bērziņš është interesuar për zhvillimet në Kosovë, përfshirë ato të bashkëpunimit rajonal e të konsolidimit ekonomik të vendit, dhe ka shprehur zotimin e shtetit letonez për vazhdim të përkrahjes së fuqishme të Kosovës dhe të aspiratës për integrim euro-atlantik.

 

Krahas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale dhe audiencës nga shefi i shtetit letonez, Ambasadori Dugolli është pritur në takime të ndara edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Raimonds Vejonis, Kryetari i Komisonit për Punë të Jashtme të Parlamentit letonez, Ojars Eriks Kalnins, Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zanda Kalniņa-Lukaševica dhe zyrtarë të tjerë.

 

Gjatë takimeve janë trajtuar mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike. Gjithashtu, Ambasadori ka përcjellur konsideratën dhe mirënjohjen e thellë të shtetit të Kosovës për përkrahjen e parezerve të Letonisë, si në nivel bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, mbi të gjitha si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.