Follow us on:

Eksperti për Çështje të Ballkanit dhe miku i Kosovës prof. Sturesjö vizitoi Ambasadën

Gjatë vizitës në ambasadë ai është pritur nga ambasadori Ilir Dugolli, i cili i ka njohtuar të pranishmit mbi punën e Ambasadës si dhe të bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Eksperti për Çështje të Ballkanit dhe miku i Kosovës, profesori Örjan Sturesjö, ka vizituar ambasadën bashkë me grupin prej 11 anëtarëve.  Gjatë vizitës në ambasadë ai është pritur nga ambasadori Ilir Dugolli, i cili i ka njohtuar të pranishmit mbi punën e Ambasadës si dhe të bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

 

Ambasadori Dugolli me këtë rast mysafirëve u ka mbajtur një prezentim lidhur me Kosovën, gjatë të cilit ka folur për zhvillimet kryesore politike të cilat kanë sjellë deri të pavarësia, si dhe ato gjatë procesit të shtet-ndërtimit, për angazhimet e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në konsolidim ndërkombëtar të shtetësisë si dhe për synimet integruese të vendit.  Ai gjithashtu, në fund të prezentimit iu ka përgjigjur një numri të madh të pyetjeve nga të pranishmit.