Follow us on:

Delegacioni parlamentar i Republikës së Kosovës vizitoi Suedinë

Delegacioni i Parlamentit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, z. Hydajet Hyseni dhe z. Skender Hyseni në vizitë pune në Suedi

Delegacioni parlamentar i Republikës së Kosovës, i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, z. Hydajet Hyseni (PDK) dhe z. Skender Hyseni (LDK), ishin për vizitë në Stockholm të Suedisë.

 

Qëllimi i vizitës ishte pjesëmarrja në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, që u mbajt në selinë e Parlamentit të Suedisë, nga 11 deri 12 mars 2014, ndërsa punimet i hapi Kryetari i Parlamentit suedez, s. Per Westerberg. 

 

Anëtarët e delegacionit gjatë kësaj vizite vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Stokholm.