Follow us on:

Ministria e Diasporës, MASHT-i dhe Komuna e qytetit Ängelholm të Suedisë organizuan vizitën e nxënësve shqiptarë nga Kosova në Suedi

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Gjakovës dhe Skenderajt kanë pasur rastin të vizitojnë këtë pjesë të Suedisë dhe të njihen me kushtet e jetesës, mësimit dhe aktiviteteve tjera të nxënësve të shkollave fillore suedeze.

9 mars, 2014. Ky aktivitet tradicional i cili organizohet tash disa vite me radhë nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, MASHTI dhe komuna e qytetit Ängelholm është mbajtur gjatë javës së 4-8 marsit 2014. 

 

Gjatë kësaj kohe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Gjakovës dhe Skenderajt kanë pasur rastin të vizitojnë këtë pjesë të Suedisë dhe të njihen me kushtet e jetesës, mësimit dhe aktiviteteve tjera të nxënësve të shkollave fillore atje.  Në këtë aspekt janë organizuar shumë vizita në shkollas, muze dhe institucione të tjera arsimore e kulturore me interes, përfshirë edhe qeverinë komunale të Ängelholmit. Takime janë organizuar gjithashtu edhe me përfaqësuesit e diasporës shqiptare.

 

Në këtë aktivitet në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm i pranishëm ishte Konsulli z. Faton Osmani.