Follow us on:

Ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Lituanisë

Vilnius, 26 shkurt 2014 - Ambasadori Ilir Dugolli i ka dorëzuar presidentes Dalia Grybauskaitė letrat kredenciale të akreditimit si ambasador jorezident i Republikës Kosovës në Republikën e Lituanisë.

Gjatë audiencës se rastit, ambasadori Dugolli i ka shprehur presidentes Grybauskaite falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të Lituanisë dhënë Kosovës dhe e ka informuar shefen e shtetit lituanez për angazhimet aktuale të vendit.

Ambasadori Dugolli është pritur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Linas Linkevicius.

Ministri Linkevicius është interesuar për një vistër temash, si në kontekst të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve mike ashtu edhe në raportet e Kosovës karshi vendeve fqinje, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadori Dugolli ka zhvilluar po ashtu takime me nënkryetarin e Parlamentit të Lituanisë dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Gediminas Kirkilas, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme Benediktas Juodka, drejtorin për Çështje Evropiane në MPJ-në lituaneze, Tomas Gulbinas, e zyrtarë të tjerë të shtetit lituanez.