Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Stokholm shënon Ditën e Pavarësisë

Stokholm, 18 shkurt 2014 - Shënimin e Ditës së Pavarësisë e nderuan një varg personalitetesh të shquara, përfshirë Kryetarin e Parlamentit suedez, z. Per Westerberg

Në organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm është shënuar Dita e Pavarësisë.

Në koktejin e organizuar me atë raste të ftuar nga Ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, morrën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve suedeze e të korit diplomatik.

Shënimin e Ditës së Pavarësisë e me praninë e tyre e nderuan personalitete të shquara, përfshirë Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Per Westerberg, deputetë të grupeve të ndryshme politike (përfshirë ish raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Byorn von Sydow, deputetin Adnan Dibrani), zyrtarë të lartë Ministrisë së Punëve të Jashtme e të institucioneve të tjera suedeze,sikurse edhe  ambasadorë të shumtë. 


Foto-galeria: http://www.ambasada-ks.net/se/?page=1,93