Follow us on:

Ambasadori Dugolli u takua me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt

Stokholm, 15 janar 2014 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Ilir Dugolli u takua sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë me ministrin e Punëve të Jashtme, Carl Bildt.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe u shpreh përkushtimi i kultivimit të mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.
 
Ministri Bildt shprehu interesim për një numër zhvillimesh aktuale në Kosovë dhe ambasadori Dugolli, ndër të tjera, e informoi ministrin Bildt për konsolidimin ekonomik të vendit, procesin e negociatave për MSA-në dhe dialogun e fascilituar nga Bashkimi Evropian. 

(Foto: MFA Sweden)