Follow us on:

Ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale Mbretit të Suedisë

Stokholm, 5 dhjetor 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Ilir Dugolli i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Mbretit të Suedisë, Carl XVI Gustaf. Gjatë audiencës së rastit shefi i shtetit suedez i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Dugolli, ka shprehur interesim për zhvillimet në vend dhe po ashtu ka ritheksuar përkushtimin e shtetit të tij për vazhdim të mbështetjes Kosovës.

Mbreti Carl XVI Gustaf është interesuar në veçanti për aspekte të marrëdhënieve bileterale ndërmjet dy vendeve, por edhe për konsolidimin e shtetit të Kosovës, marrëdhëniet me fqinjët dhe rrugëtimin drejt BE-së.
 
Ambasadori Dugolli është falënderuar për mikpritjen dhe kontributin e shumëanshëm të Suedisë, duke nënvizuar zotimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.