Follow us on:

Presidentja Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadorin e Kosovës në Suedi

E martë, 22 tetor 2013 - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjellëse para nisjes në detyrë, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, z. Ilir Dugolli.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet që ka Republika e Kosovës me Mbretërinë e Suedisë, duke theksuar se këto marrëdhënie duhet të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në fushën e  zhvillimit ekonomik dhe të investimeve të huaja.

Ambasadori Dugolli u zotua për përfaqësim sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë.