Follow us on:

Ambasadori Peci u prit në audiencë lamtumirëse nga Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë

Stokholm, 14 qershor 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, Lulzim Peci, është pritur në audiencë lamtumirëse nga Mbreti Carl XVI Gustaf.

Ambasadori Peci fillimisht e falënderoi Mbretin Carl XVI Gustaf për bashkëpunimin shumë të mirë me Qeverinë e Suedisë dhe shprehu kënaqësinë që po e përfundon mandatin e tij në kohën kur Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Suedisë kanë arritur nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.

L.T. Mbreti Carl XVI Gustaf e përgëzoi ambasadorin Peci për punën e tij si ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, dhe i uroi suksese në detyrën e tij të re si zyrtar Ndërlidhës në Republikën e Serbisë, të cilën e konsideroi si shumë të rëndësishme dhe sfiduese.

Më 13 qershor 2013, Lulzim Peci e përfundoi mandatin e tij si ambasador rezident në Mbretërinë e Suedisë dhe si ambasador jorezident në Mbretërinë e Norvegjisë, Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës, Republikën e Letonisë dhe Republikën e Lituanisë.