Follow us on:

Ambasadori Peci u takua me Ministrin për Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme të Finlandë

Helsinki, 25 maj 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Peci u takua me Ministrin për Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme të Finlandës, Alexander Stubb.

Ambasadori Peci u falënderua për përkrahjen konsistente që Republika e Finlandës është duke i dhënë Republikës së Kosovës dhe theksoi se marrëdhëniet bilaterale tanimë të shkëlqyera në ndërmjet dy vendeve janë prioritet i lartë i politikës së jashtme të Kosovës. Ai më tutje e njoftoi ministrin Stubb për progresin e arritur në Kosovë, sfidat e Kosovë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Ministri Stubb theksoi se Finlanda dhe Kosova kanë marrëdhënie të ngushta dhe të veçanta, pikësëpari për shkak të involvimit të presidentit Ahtisaari dhe imazhit shumë të mirë që e ka diaspora e Kosovës në Finlandë. Ministri Stubb e vlerësoi Kosovën si një vend të rëndësishëm në një rajon të ndjeshëm, dhe theksoi se tani është koha që forcimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve duhet të fokusohet në bashkëpunimin ekonomik.