Follow us on:

Prej muajit shtator të vitit 2011 studimet universitare në Suedi me pagesë

Me vendim të Qeverisë së Suedisë, duke filluar nga muaji shtator i vitit 2011, studentët ndërkombëtarë (përfshirë edhe studentët nga Kosova) që nuk janë nga vendet anëtare të BE-së, Rajoni Ekonomik Evropian (EEA) dhe nga Zvicra do të paguajnë shumën përkatëse të të hollave për një vit akademik për studimet universitare (bachelor dhe master) në Suedi.

Stockholm, nëntor 2010

Me vendim të Qeverisë së Suedisë, duke filluar nga muaji shtator i vitit 2011, studentët ndërkombëtarë (përfshirë edhe studentët nga Kosova) që nuk janë nga vendet anëtare të BE-së, Rajoni Ekonomik Evropian (EEA) dhe nga Zvicra do të paguajnë shumën përkatëse të të hollave për një vit akademik për studimet universitare (bachelor dhe master) në Suedi. Këto shuma, sipas këtij vendimi  do të përcaktohen nga vet universtitetet suedeze. Sipas vendimit të ri, përveç kategorive më lartë të prmendura, nga pagesa lirohen edhe studentët ndërkombëtarë që vijojnë studimet e doktoraturës, studentët që vijnë nga shtetet apo universitetet që janë pjesë e programeve të këmbimit ndëruniversitar/ndërshtetëror me Suedinë dhe disa kategori të të tjera të personave që mund të konisderohen me leje-qëndrim apo nënshtetësi suedeze në bazë të marrëdhënieve bashkëshortore. 

Informatat më të hollësishme rreth këtij sistemi të ri të pagesave për studime universitare, aplikimeve në programet e dëshiruara, bursave studentore, leje-qëndrimeve të përkohshme gjatë studimeve, vizave, dhe detajet tjera rreth studimeve në Suedi, mund të gjenden në linqet e poshtëshënuara në gjuhën angleze dhe suedeze:

•    www.studera.nu (informatat e plota sa i përket të gjitha aspekteve të studimit të lartë në Suedi)
•    www.studyinsweden.se
•    www.si.se
•    www.programkontoret.se/sv/Languages/English/
•    www.migrationsverket.se/
•    www.skatteverket.se/