Follow us on:

Fitimi i shtetësisë së Kosovës

Personat e interesuar për fitimin e shtetësisë së Kosovës, të cilët jetojnë në Suedi, mund të parashtrojnë kërkesë në Seksionin Konsullor në Stockholm. Aplikimi për fitimin e shtetësisë së Kosovës bëhet sipas procedurave të parapara me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme Nr. 17/2009 për Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Kosovës.(Kliko UA 17/2009 MPB)

Dëshmitë të cilat duhet t’i bashkangjiten kërkesës për fitim të shtetësisë, të cilat klienti konsullor nuk mund t’i siguroj në Stockholm, mund të nxirren përmes një personi ligjërisht të autorizuar për kompletimin e lëndës, i cili bën dorëzimin e këtyre dokumentave në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë.

Autorizimi ligjor i cili duhet t’i bashkëngjitet dosjes për fitim të shtetësisë duhet të përmbajë të dhënat e aplikuesit, të dhënat e të autorizuarit si dhe listën e dokumenteve që duhet të nxirren në Republikën e Kosovës.
       
Pas marrjes së vendimit nga ana e autoritetit përgjegjës, klienti konsullor duhet të bëjë pagesën sipas Udhëzimit Administrativ për taksa konsullore(kliko taksat konsullore për fitim dhe lirim të shtetësisë) dhe vetëm pas dorëzimit të fletëpagesës mund të marrë vërtetimin mbi fitimin e shtetësisë së Kosovës.