Follow us on:

Regjistrimi i shtetasve

Seksioni konsullor në Stockholm inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, resp. në tërë territorin e Suedisë, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë në Mbretërinë e Suedisë.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e seksionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës